Zyrtare: Greva e Serie A anulohet
Ndeshjet e kampionatit italian do të zhvillohen gjatë këtij vikendit, pasi greva e lojtarëve është anuluar nga Asociacioni i Lojtarëve (AIC).
Kishte dyshime nëse do të zhvillohen takimet e Serie A këtë vikend, por dje u bë zyrtare se Asociacioni i Lojtarëve është i kënaqur me negociatat rreth një marrëveshje kolektive dhe se ndeshjet do të luhen.
“AIC ka bërë një progres të mirë në negociatat për marrëveshjen kolektive me ndërhyrjen e Presidentit të FIGC, Giancarlo Abete. Pasi kemi kontaktuar me përfaqësuesit e ekipeve, ne konfirmojnë se aksionet e protestave janë anuluar, ashtu që lojtarët e Serie A do të dalin në fushë në javën e 16-të më 11 dhe 12 dhjetor”.
“AIC falënderon lojtarët, të cilët treguan unitet, përgjegjësi të lartë në mbrojtjen e dinjitetit të tyre profesional dhe të drejta fundamentale për të gjithë punëtorët”, thuhet në deklaratë.
Category: Futboll
0 Komente