Amauri refuzon Fulhamin dhe West Bromin

dardanmiftari | Monday, January 31, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka refuzuar dy klube angleze, West Bromwich dhe Fulham.
Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i lojtarit Ernesto Bronzetti, i cili ka thënë se klienti i tij nuk është i interesuar të luajë në kampionatin anglez.
“E vërteta është se u kemi thënë jo dy klubeve angleze, West Bromwich dhe Fulham. Këto dy klube nuk janë në nivelin e tij. Pse Amauri dhe familja e tij duhet të shkojnë në Angli për ekipe si ata, në një vend ku ata as nuk njohim gjuhën”, ka thënë Ernesto Bronzetti.
Në anën tjetër, Parma raportohet se është duke bërë përpjekje të vonshme për të transferuar brazilianin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...