AO: Djokovic eliminon Federerin

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Serbi Novak Djokovic ka eliminuar numrin dy të botës, Roger Federer, për të arritur në finale të Australian Open për të dytën herë.
I treti në botë, Djokovic, bëri një paraqitje të shkëlqyeshme duke triumfuar në tre sete. Ai fitoi me vështirësi në dy setet e para, duke i fituar ato vetëm në tiebreak (7-6, 7-5), derisa e pati më të lehtë në setin e tretë (6-4).
Serbi, i cili të vetmin Grand Slam trofe e ka pikërisht në këtë turne në vitin 2008, do të takohet me britanikun Andy Murray ose me spanjollin David Ferrer në finalen e të dielës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...