Zyrtare: Busquets vazhdon kontratën me Barcën

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Barcelona ka pohuar se Sergio Busquets ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare, e cila skadon në qershor të vitit 2015.
“Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, mëngjesin e sotëm ka nënshkruar marrëveshje të re e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2015. Klauzola blerëse tash është rritur nga 80 milionë në 150 milionë euro”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.
22-vjeçari u promovua në ekipin e parë të Barcës sezonin 2008/09 nën drejtimin e Pep Guardiolës, dhe shpejt arriti ta gjejë veten në formacionin startues dhe tash është një prej shtyllave të këtij ekipi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...