Macua: Kurrë nuk do ta shes Llorenten te Reali

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Athletic Bilbao, Fernando Garcia Macua, thotë se sulmuesi Fernando Llorente nuk do të shitet për aq kohë sa ai është në detyrë.
Llorente është një cak i verës për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por kolegu i tij nga Bilbao nuk mendon se një transferim i tillë është i realizueshëm.
“Fernando Llorente nuk do të largohet nga Athletic gjatë kësaj vere. Për sa kohë sa unë jam president dhe anëtar i këtij bordi, Llorente nuk do të shitet. Gjithmonë do ta them këtë. Dëshirë e Fernando Llorente është të vazhdojë për shumë kohë me ekipin tonë”, ka thënë Macua.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...