Chelsea favorit për transferimin e Pienaar

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se është e vështirë që Steven Pienaar t’u bashkohet Spursave në janar.
Mesfushori jugafrikan ka kontratë me Evertonin deri në fund të sezonit, ndërsa skuadra të shumta kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Të dielën është spekuluar se Evertoni ka pranuar një ofertë të Chelseat prej tre milionë funtesh për Pienaar, ndërsa edhe vetë Redknapp ka pranuar se Blutë janë favoritë për të transferuar lojtarin.
“Kemi qenë të interesuar për të, por kuptova që Chelsea ka ofruar tre milionë funte. Kjo do të na e bënte të vështirë që të garojmë me ato para për të”, ka thënë Redknapp, ndërsa citon talkSPORT.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...