Mourinho akuzon arbirin për barazimin

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka akuzuar arbitrin Perez Laza se ka qenë i padrejtë me skuadrën e tij në barazimin 1-1 ndaj Almerias.
Los Blancos janë shfaqur të pakënaqur me referimin, pasi mendojnë se është dashur të akordohet së paku një penallti pas ndërhyrjeve në Karim Benzeman dhe Cristiano Ronaldon.
Menaxheri i Mbretërve ka folur edhe në lidhje me diferencën e pikëve me Barcelonën, duke thënë se ka edhe shumë kohë deri në fund të sezonit.
“Me 15 fitore, tre barazime dhe një humbje, kemi numra të mirë, por jo aq sa duhet për ta fituar kampionatin. Për më shumë, jemi katër pikë prapa. Në kushte normale në një ligë, kjo është në rregull”, ka deklaruar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...