Chelsea nëpërkëmb Ipswichin
Shpresat e Ipswich Town për ta befasuar Chelsean në raundin e tretë të FA Cup janë ‘shkelur’ nga lojtarët me fanellat blu, të cilët kanë regjistruar fitore prej 7-0 në Stamford Bridge.
Chelsea e fitoi takimin që në pjesën e parë duke realizuar tri herë, përmes Salomon Kalou (33’), Daniel Sturridge (34’) dhe autogolit të Carlos Edwards (41’).
Edhe në pjesën e dytë, Blutë vazhduan të shënojnë gola, madje edhe më shumë se në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Nicolas Anelka (49’), Daniel Sturridge (52’) dhe Frank Lampard (78’ dhe 79’), të cilët ngritën rezultatin në 7-0.
Category: Futboll
0 Komente