Ferguson: Unë jam fajtor!

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Sir Alex ferguson ka fajësuar veten për gabimet taktike në sfidën ndaj Southamptonit, që e bënë skuadrën e tij të vuajë për disa momente në këtë takim.
“Shpeshherë ne e bëjmë të vështirë për veten, por me të drejtë, më duhet të pranoj se unë gabova nga ana taktike. Ne tentuam të luajmë me krahë në mesfushë, ndërsa mendoj se kjo ishte pak problem për ne”.
“Nuk funksionoi. Ne kemi pasur posedim në top, por kurrë nuk rrezikuam. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Goli i Southamptonit na motivoi për t’i mposhtur në pjesën e dytë”, u shpreh Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...