Fluturon Napoli, shtyhet takimi i Romës

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Edinson Cavani edhe njëherë shkëlqeu dhe e dëshmoi statusin prej kandidati për golashënues më të mirë në Serie A, pas hettrikut të realizuar ndaj Sampdorias në fitoren prej 4-0 në San Paolo.
Edinson Cavani zhbllokoi rezultatin pas 17 minutash lojë, pas një pasimi nga Ezequiel Lavezzi. Për 2-0 realizoi përsëri Cavani në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë u zyrtarizua fitorja e lartë e Napolit me kompletimin e hettrikut nga Cavani (57’) dhe golin e Marek Hamsik (48’).
Sfida tjetër Bologna - Roma është anuluar për shkak të borës së madhe e cila pamundësoi zhvillimin e këtij takimi.
Napoli me këtë fitore ka gjithsej 43 pikë në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Milan dhe pesë më shumë se Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...