Gary Neville drejt pensionimit

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Manchester United, Gary Neville, do të pensionohet në fund të sezonit, pasi që ai ka pranuar se nuk mund të luajë më në nivelin më të lartë.
Neville u ka thënë miqve të tij se ai nuk mund të luajë për ndonjë klub tjetër, ndërsa do të dëshironte një post në stafin teknik të skuadrës pasi ta përfundojë karrierën 19-vjeçare verën e ardhshme.
Neville ndjen se trupi i tij nuk po mund ta përballojë dinamikën e ndeshjeve dhe për këtë do të preferonte pensionimin, për të punuar më pas në stafin teknik, e pse jo të nisë një karrierë si trajner, sikurse që është rasti i Solskjaer që pas disa viteve në pankinën e United, mori në drejtim skuadrën norvegjeze Molde.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...