Giovinco dënon Juventusin

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Sebastian Giovinco ka heshtur tifozët Biankonerë duke shënuar dy gola ndaj ish-ekipit të tij, Juventus, për të ndihmuar Parmën të shënojë fitore 4-1 në Olimpico të Torinos.
Ish-sulmuesi i Juventusit hapi serinë e golave në fund të pjesës së parë, pasi ekipi vendas humbi sulmuesin kryesor Fabio Quagliarella për shkak të lëndimit, dhe mesfushori Felipe Melo u përjashtua me karton të kuq (17’).
Giovinco dyfishoi epërsinë me të filluar pjesa e dytë (48’) para se Nicola Legrottaglie t’i japë shpresa për rikthim Juventusit (60’).
Megjithatë, shpresat e Biankonerëve për të nxjerrë rezultat pozitiv morën shpejt një goditje tjetër, pas një penaltie të shndërruar në gol nga Hernan Crespo (62’), ndërsa një gol tjetër i vonshëm nga Raffaele Palladino, vulosi fitoren e lartë të Parmës dhe i dha një goditje të rëndë shpresave për titull të Juventusit.
Me fitoren e sotme Parma largohet edhe tre pikë më shumë nga fundi i tabelës, derisa Juve dështon të ngushtojë diferencën me liderin e tabelës, Milanin, që mund të shtohet edhe më shumë nëse Rossonerët shënojnë fitore ndaj Cagliarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...