Liverpooli nuk ka bërë ofertë për N’Zogbian

dardanmiftari | Monday, January 24, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, ka hedhur poshtë spekulimet se Charles N’Zogbia do të transferohet te Liverpooli, duke thënë se klubi nuk dëshiron të shesë lojtarë.
Është spekuluar se N’Zogbia do të kalojë në Anfield për një shumë prej 15 milionë funtesh, ndërsa Martinez thotë se fjalët për një marrëveshje të arritur janë gënjeshtra.
“Nuk jemi këtu për t’u munduar të bëjmë biznes, ne nuk kemi nevojë për të shitur lojtarë për të barazuar financat tona, dhe ky është gjithmonë qëndrimi ynë”.
“Është kompliment kur ke një skuadër që të ndjek dhe dëshiron të të ketë në ekip. Është spekulim, por është pozitive... Për mua, spekulimi nuk është çështje”, ka thënë trajneri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...