Milani forcon kreun

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Rodney Strasser Milani ka forcuar edhe më tej kreun në tabelën e Serie A, pas fitores minimale ndaj Cagliarit në udhëtimin e vështirë në ishull.
Milani ishte skuadra më e mirë përgjatë 90-të minutave, por Rossonerët nuk arritën të shënojnë derisa i inkuadruari në pjesën e dytë, Antonio Cassano, asistoi te talenti Rodney Strasser, i cili realizoi golin e fitores së madhe për Milanin (85’).
Milani me këtë fitore ka 39 pikë, pesë pikë më shumë se Lazio në pozitën e dytë që barazoi te Genoa dhe shtatë më shumë se Roma në pozitën e katërt që realizoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Catanias.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...