Nasri i hapur për klubet tjera
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, ka lënë të hapur çdo opsion për të ardhmen e tij sa i përket vazhdimit të kontratës me Arsenalin, duke mos mohuar një largim nga Emirates.
“Ne jemi në bisedime për të vazhduar kontratën e tij. Më pas do të shohim se ku do të vazhdojë karriera e Nasrit”, theksoi agjenti Jean-Pierre Bernes për Sky Sports.
Arsenali transferoi Nasrin nga Marseille në vitin 2008 për 15.8 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente