NBA: Celtics u bëjnë ballë Spurs
Boston Celtics kanë fituar betejën në mes të dy ekipeve më të mira të NBA-së duke mposhtur San Antonio Spurs me rezultat të ngushtë prej 105-103.
Ray Allen shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 31 për Celtics, të cilët udhëhoqën 105-96 me më pak se një minutë të mbetur, por ata patën nevojë për bllokun e Paul Pierce për të parandaluar disfatën në çastet e fundit të takimit.
San Antonio shënoi shtatë pikë radhazi në disa sekondat e fundit, për të ngushtuar në dy pikë rezultatin, por tentimi i fundit i Manu Ginobili u ndalua nga Pierce, i cili po ashtu shënoi 18 pikë në këtë ndeshje.
Ginobili përfundoi me pikët më të larta, 24, për Spurs, të cilët humbën dy ndeshje radhazi për të parën herë këtë sezon.
Fitorja ishte e 27-ta e sezonit për Boston (7 disfata), derisa San Antonio mbetet në kuotën e 29 fitoreve (6 disfata).
Category: Basketboll
0 Komente