Suarez nënshkruan kontratën, bart numrin shtatë

dardanmiftari | Monday, January 31, 2011 | 0 Komente

Liverpooli ka konfirmuar edhe zyrtarisht kompletimin e transferimit të sulmuesit Luis Suarez, për një shumë prej 26.5 milionë euro.
“Luis Suarez ka kompletuar sot transferimin nga Ajaxi te Liverpooli dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e gjysmë e cila do ta mbajë atë në Anfiled deri në vitin 2016”.
“Klubet janë pajtuar për një shumë prej 26.5 milionë eurosh me Ajaxin për transferin e uruguaianit të premtën. Marrëveshja mbeti peng i një testi mjekësor, të cilin lojtari e kaloi me sukses. Luis Suarez do të bartë numrin 7 në fanellë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Liverpooli.
Liverpooli ka goditur fuqishëm në tregun e transferimeve duke siguruar shërbimet e Luis Suarez dhe Andy Caroll për një shumë prej mbi 60 milionë funtesh, ndërsa e ka shitur top sulmuesin Fernando Torres te Chelsea për 50 milionë funte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...