Valdano: Mund ta arrijmë Barcelonën

dardanmiftari | Monday, January 31, 2011 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ende shpreson se ata mund ta fitojnë titullin e kampionit të Spanjës.
Mbretërit mbrëmë u mposhtën nga Osasuna me rezultat minimal 1-0 që shtoi në shtatë pikë dallimin nga i pari i rreshtuar në tabelë, Barcelona, por Valdano shpreson se ka ende shumë ndeshje deri në fund që ekipi të rikuperojë pikët.
“Ky klub nuk dorëzohet me lehtësi. Ne kemi pasur disa përballje shumë kërkuese në Kupë. Ky ishte një rezultat i papritur, por ne duhet të ruajmë veten. Ka ende shumë deri në fund të sezonit dhe ne kemi talent të fitojmë të gjitha tre garat”, ka thënë Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...