Moyes: Chelsea më i dobët këtë sezon
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se Chelsea ka pësuar rënie në formë këtë sezon.
Dy klubet barazuan 1-1 në kuadër të Kupës FA gjatë të shtunës. Moyes është i vetëdijshëm se Chelsea është në kërkim të Torres dhe beson se spanjolli do të ishte një përforcim i duhur për Blutë.
“Kjo do t’u jepte atyre shans për të rrotulluar ekipin, por ky ekip nuk është aq i fuqishëm sa ishte në të kaluarën”, ka thënë Moyes.
Category: Futboll
0 Komente