Casillas: Titulli nuk është humbur
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se titulli nuk është humbur, pavarësisht disfatës nga Osasuna.
Reali ka ngecur shtatë pikë ndaj Blaugranëve pasi pësoi disfatë 1-0 nga Osasuna në takimin e mbrëmshëm.
“Është një diferencë e rëndësishme, por e rikuperueshme. Është e qartë se ne kemi bërë një hap prapa, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është humbur. Ne do të vazhdojmë të punojmë, të fitojmë ndeshje para nesh dhe presim për një rënie të Barcelonës, e cila do të na lejojë neve t’u afrohemi atyre”, ka thënë Casillas.
Category: Futboll
0 Komente