Zyrtare: Legrottaglie lojtar i Milanit

dardanmiftari | Monday, January 31, 2011 | 0 Komente

Nicola Legrottaglie ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore me Milanin, pasi u largua nga Juventusi.
Deklaratat që konfirmojnë marrëveshjen janë paraqitur në faqet zyrtare të dy klubeve. Juventusi ka zbuluar se kërkesa është bërë nga vetë lojtari, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar.
“Legrottaglie në Milan. Klubi Futbollistik Juventus bën të ditur se klubi ka vendosur të pranojë kërkesën e Nicola Legrottaglie dhe ai është transferuar te Milani si lojtar i lirë”, shkruhet në deklaratën e Juvensutit.
“Milani bën të ditur se ka arritur të transferojë në bazë të përhershme nga Juventus FC futbollistin Nicola Legrottaglie, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2011”, shkruan Milani në faqen e vet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...