Adebayor: Lehtë të punosh me Mourinhon
Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka thënë se ai e ka të lehtë të punojë krahas Jose Mourinhos dhe thotë se ai tashmë është adaptuar me jetën si lojtar i Los Blancos.
“Mourinho është njeri i shkëlqyer, kur flet e keni të pamundur të mos e kuptoni”.
“Është gjithmonë shumë e rëndësishme të dini se çfarë pritet nga ju dhe ai ju tregon se çfarë kërkon nga ju”.
“Është shumë e lehtë për mua të punoj me dikë si ai”, ka thënë Adebayor.
Category: Futboll
0 Komente