Adebayor: Po përshtatem shpejt në Spanjë

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Emmanuel Adebayor thotë se ai është i lumtur që luan për klubin më të madh në botë dhe se po përshtatet shpejt në kampionatin spanjoll.
Sulmuesi i huazuar nga Manchester City ishte në listën e shënuesve edhe një herë, në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedad, e që ishte goli i dytë i tij me fanellën e klubit madrilen.
“Jam shumë i lumtur që luaj për klubin më të madh në botë. Kam një mundësi të madhe dhe do të përpiqem të jap më të mirën nga vetja”.
“Kam raporte shumë të mira me trajnerin (Jose Mourinho). Ai më ka dhënë mundësinë të luaj, që është shumë e rëndësishme për mua. Jam shumë i lumtur për besimin që ai më ka dhënë, pasi po përshtatem shpejt në Ligën Spanjolle”, ka thënë Adebayor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...