Zabaleta: Në Argjentinë, Tevez më i popullarizuar se Messi

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, thotë se fansat argjentinas e duan Carlos Tevez më shumë se sa yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Tevez shënoi hat-trick në fitoren 3-0 të Cityt ndaj West Bromwich Albion gjatë vikendit.
“Çdokush në Argjentinë e pëlqen Carlos, pasi e dinë se prej nga është ai dhe sa shumë ka luftuar të bëhet një prej më të mirëve në botë”.
“Lionel Messi është bërë më i famshëm në botë, por njerëzit në shtëpi e dinë dhe e duan Carlos shumë më herët. Carlos ka luajtur disa vite te Boca Juniors para se vijë në Angli, ndërsa Messi është larguar nga Argjentina kur ka qenë 12-vjeçar për të jetuar në Spanjë”, ka thënë Zabaleta për ueb faqen e Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...