Allegri mohon se Milani luan në presion

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Milanit, Massimilliano Allegri, mohon se Milani kishte ndjerë presionin e ndjekësve të tabelës, Napolit dhe Interit, gjatë barazimit ndaj Genoas.
Napoli ka ruajtur pozitën e dytë dhe tashmë është vetëm tre pikë prapa Milanit, ndërsa me fitoren ndaj Romës, Interi i afrohet në pesë pikë liderit por me edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Ne nuk ndjejmë presionin nga ndjekësit. Edhe pse në fillim të sezonit Napioli mund të ishte parë si befasi, ata tash janë një realitet në Serie A. Ata nuk janë të obliguar ta fitojnë Scudetton, andaj mund të luajnë me mendje të qetë”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...