Katari ofron 20 milionë euro për Guardiolën

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Katari vazhdon të insistojë për të marrë shërbimet e trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.
Burime nga Italia thonë se Guardiolës i është ofruar kontratë 20 milionë euro në vit për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit dhe për të marrë nën drejtim kombëtaren e Katarit, vend i cili do të jetë nikoqir i Kupës Botërore në vitin 2022.
Marrëveshja aktuale e Guardiolës me Barcën skadon në fund të sezonit, dhe spanjolli është mirë i njohur për autoritet e futbollit në Katar, pasi ka luajtur për klubin lokal Al Ahli në ditët e fundit të karrierës së tij si futbollist.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...