Di Natale i ngazëllyer me golin e 100-të

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Udineses, Antonio di Natale, është i ngazëllyer që ka shënuar 100 gola deri tash në karrierën e tij.
Goli i tij në fitoren prej 2-0 ndaj Sampdorias gjatë të shtunës ishte edhe goli i tij jubilar në elitën e futbollit italian.
“E kam pritur këtë moment për dy javë, që kur kam shënuar 99 gola. Bashkëlojtarët e mi pritnin me mua. Jam i lumtur për veten dhe ekipin, pasi fituam një ndeshje të vështirë”.
“Ia dedikoj golin e 100-të shumë njerëzve: familjes time, familjes Pozzo që ka në pronë Udinesen, fansave, por veçanërisht nënës time, e cila nuk është më me ne”, ka thënë sulmuesi italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...