Ancelotti bën thirrje për revolucion
Pas konfirmimit se Italia ka humbur vendin e katërt kualifikues në Ligën e Kampionëve, është Carlo Ancelotti ai që shprehu pa kënaqësinë, duke folur për problemet e futbollit italian. Carlito ka bërë thirrje për një revolucion mbarëkombëtar italian.
“Kriza italiane është shumë e qartë: pak investim, shumë pak talente dhe shumë vështirësi për kombëtaren. Më herët taktikat e italianëve bënë diferencën, por tani të tjerët na kanë nxënë dhe tani duhet të kemi durim”.
“Ndeshjet e 1/8-ës së finales janë humbur nga kundërsulmet. Në futboll nuk ka çfarë të zbulohet. Së pari ata luajtën me kundërsulme, tani futbolli italian është në tranzicion. Italia nuk ka mësuar, por të tjerët e mësuan mësimin. Për Chelsean tim, kundërsulmet janë mënyra më e mirë për të fituar”.
“Mendoj se duhet të ndodhë një revolucion kulturor në Itali. Pos tjerash, duhet të ndërtohen stadiume të reja të cilat duhet të privatizohen. Në Itali, stadiumet janë të këqija dhe të stërvjetruara. Shumica datojnë nga vitet e 90-ta. Në Angli dikush mund dhe ta kalojë ditën në stadium”, deklaroi Ancelotti për La Repubblica.
Category: Futboll
0 Komente