Megjithatë, Fabregas luan në finale?

dardanmiftari | Friday, February 25, 2011 | 0 Komente

Trajneri personal i Cesc Fabregas, Juan Ferrando, ka kundërshtuar menaxherin Arsene Wenger, duke thënë se mesfushori është në gjendje të luajë në finalen e fundjavës, përkundër faktit se ishte lënë në pankinë nga francezi.
“Ne jemi optimistë pas testeve të mëngjesit. Cesc ka kërkuar që të zëvëndësohet ndaj Stoke Cityt si masë preventive. Ai kishte ndjenjë të çuditshme por më pas u ndal . Cesc mund të luajë këtë fundjavë”.
“Nëse skaneri konfirmon atë që ne shpresojmë, Cesc mund të luajë ndaj Barcelonës në Camp Nou më 8 mars pa ndonjë problem”, tha Ferrando për Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...