Ancelotti lavdëron formën e Petr Cech

dardanmiftari | Tuesday, February 01, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar formën e portierit Petr Cech pas barazimit 1-1 ndaj Evertonit.
Blutë ishin në disavantazh në ndeshjen e të shtunës në kuadër të Kupës FA., por arritën të nxjerrin një barazim, ndërsa fituesi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Ancelotti ka lavdëruar me këtë rast paraqitjen e qëndrueshme të portierit çek.
“Mendoj se Petr Cech po luan në vazhdimësi, shumë mirë dhe me vetëbesim. Ai është një portier fantastik, e dimë këtë dhe në çdo ndeshje ai tregon kualitete fantastike”, ka thënë Ancelotti për chelseafc.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...