Cassano: Mund të fitojmë gjithçka

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Asi i Milanit, Antonio Cassano, beson se skuadra e tij mund të fitojë çdo trofe këtë sezon, ndërsa ka thënë se Rossonerët nuk kanë nevojë për asin e Manchester Cityt, Mario Balotelli.
“Milani mund të fitojë gjithçka. Scudetton, Coppa Italia dhe madje edhe Ligën e Kampionëve, ne kemi gjasat tona dhe nuk do t’i lejojmë të na ikin. Pos kësaj kemi Zlatan Ibrahimovicin, i cili është sikurse një armë shtesë”.
“A do të vijë Balotelli në korrik? Jo. Pas dy apo tri vitesh. Mario është lojtar i mirë, por ai nuk duhet t’i bëjë gabimet e njëjta”, u shpreh Cassano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...