Juventusi i kthehet fitores

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Festa e bardhezinjve Zonja e Vjetër ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Cagliarit, duke iu kthyer në këtë mënyrë fitores pas dy humbjeve radhazi.
Alessandro Matri heshti tifozët e skuadrës që mban kartonin e tij në minutën e 21-të pas asistimit të Jorge Martinez, dhe me epërsi minimale të mysafirëve përfundoi pjesa e parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (51’), Robert Acquafresca ndëshkoi Gigi Buffonin pas krosimit të Andrea Cossu, për të barazuar shifrat.
Ishte sërish Alessandro Matri lojtari që riktheu epërsinë e Bianconerëve me një gol të bukur, pasi Giorgio Chiellini ia ktheu topin.
Fitoren e mysafirëve e vulosi Luca Toni pas harkimit të Alessandro Del Pieros në minutën e 84.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngritet në vendin e shtatë me 38 pikë, një më pak se Roma dhe një më shumë se Palermo, por këto dy skuadra ndeshjet e javës së 24 i zhvillojnë të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...