Gomez: Chelsea më bëri ofertë para Torresit
Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Mario Gomez, ka thënë për Bild se Chelsea kishte bërë ofertë prej 42 milionë eurosh për të gjatë afatit kalimtar të janarit, ofertë kjo që u refuzua nga drejtuesit e Bayernit.
“Unë nuk kam ditur asgjë, kur pa pritmas dëgjova se klubi refuzoi një ofertë prej 42 milionë eurosh nga Chelsea”.
“Por, edhe ashtu nuk ka lidhje që u refuzua. Unë jam te një klub i madh dhe po luaj aty ku gjithmonë kam dashur të luaj”, potencoi Gomez.
Category: Futboll
0 Komente