Liverpooli ofertë për Lavezzin

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Liverpooli është duke e ndjekur asin e Napolit, Ezequiel Lavezzi, në mënyrë që ai nga sezoni i ardhshëm të luajë në Anfield.
Leggo njofton se Napoli ka frikë që Liverpooli mund t’i ofrojë një super kontratë argjentinasit në fund të sezonit.
Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Liverpooli, që duke parë paraqitjet e mira të sulmuesit dhe pagën e tij të vogël prej 2 milionë eurosh për sezon te Napoli, pritet t’i ofrojë atij një kontratë shumë më atraktive.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...