Milani barazon sërish

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Lideri i Kampionatit italian, Milan, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë kundër Genoas, ndërsa ky është barazimi i dytë radhazi.
Pas barazimit pa gola kundër Lazios, kuqezinjtë kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Genoas në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Comunale Luigi Ferraris, e vlefshme për javën e 24 të Serie A.
Alexandre Pato kaloi Rossonerët në epërsi (29’) pas një gabimi të mbrojtësit Dario Dainelli, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (45’), Antonio Floro Flores barazoi shifrat dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi në pjesën e dytë nuk pati gola.
Me këtë pikë të fituar, Milani ngritet në kuotën e 49 pikëve, dhe tash diferenca me Napolin është vetëm tre pikë, pasi napolitanët fituan me rezultat 2-0 kundër Cesenas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...