Torres do të pendohet rëndë!

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, John Scales beson se kalimi i Fernando Torresit te Chelsea mund të përfundojë me lot.
Ashtu sikurses Torres, edhe Scales në vitin 1996 u largua nga Liverpooli te Tottenhami për 3.5 milionë funte. Megjithatë, ky kalim për ish-mbrojtësin e The Reds ishte katastrofal pasi ia shkatërroi karrierën. Scales është shumë i sigurtë se një ditë edhe Torres do të pendohet ashtu sikurse ai për transferimin e bërë.
“Kur u largova nga Liverpooli, ishte koka ime ajo që më tha se kam nevojë për t’u zhvendosur dhe për t’u kthyer në Londër. Zemra ime më thoshte të qëndroja. Unë kam lënë që koka të jetë mbi zemrën dhe përfundova duke u penduar për vendimin. Jam i sigurtë se kjo do të ndodhë edhe me Fernando Torresin”, theksoi Scales për Daily Star.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...