Tevez drejt Interit gjatë verës?
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez pritet që të largohet nga Anglia gjatë verës, ndërsa destinacioni më i mundshëm për të është kampioni aktual i Evropës, Interi.
Argjentinasi ka qenë nëpër kryetitujt e gazetave këtë sezon me kërkesën e tij publike për t’u larguar, e cila ishte refuzuar nga klubi nga Eastlands. Tani besohet se ai kërkon një kalim te ekipi më i fortë në Apenine, Interi.
Kur flasim për Interin, Nerazzurët duan që ta bindin Roberto Mancinin që ta shesë asin argjentinas dhe atë për një shumë prej 25 milionë funtesh.
Category: Futboll
0 Komente