Milito do të mungojë një muaj
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka pësuar një lëndim në kofshë ashtu që, veç takimeve tjera, do të mungojë edhe në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Argjentinasi pësoi një lëndim në fund të derbit ndaj Romës të dielën, ndërsa ekzaminimet mjekësore të hënën treguan se do të mungojë afër një muaj.
Trajneri Leonardo ka kërkuar nga lojtari që të mos mendojë për asgjë por të rikuperohet sa më mirë.
Ish-sulmuesi i Genoas këtë sezon nuk ka treguar diçka të përafërt me atë që bëri në sezonin e kaluar. Ai ka shënuar vetëm gjashtë gola në 16 paraqitje në Serie A.
Category: Futboll
0 Komente