Wolfsburgu shkarkon McClarenin

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Wolfsburgut, Dieter Hoeness, ka konfirmuar se ekipi gjerman ka shkarkuar trajnerin Steve McClaren.
‘Ujqit’ kanë kaluar nëpër një formë të dobët gjatë sezonit aktual nën drejtimin e strategut anglez, duke grumbulluar vetëm 23 pikë në 21 ndeshje.
“Nuk ishim të bindur se mund të vazhdonim një bashkëpunim të qëndrueshëm me Steve McClarenin deri në fund të sezonit”, thuhet në deklaratën e Hoeness.
Ai ka thënë se pozita në të cilën gjendet skuadra e ka detyruar klubin të ndërmarrë këtë veprim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...