Mourinho: Humbja nga Barca ishte e rëndë
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vijuar të flasë edhe tre muaj pas humbjes më të rëndë në histori të Los Blancos prej 5-0 ndaj Barcelonës në Camp Nou, duke thënë se ishte disfatë e rëndë për të dhe njerëzit tjerë përreth klubit nga Bernabeu.
“Të gjithë ishin të goditur, më kujtohet takimi i radhës në shtëpi ndaj Valencias, nuk them se njerëzit kishin frikë, por ata ishin jo të qetë. Është mjaft normale kjo pas një humbjeje të tillë, por ekipi është rikthyer si duhet”.
“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet ashtu sikurse tani. Këtë sezon kemi një grup të ri, më të riun në histori të Real Madridit dhe besoj se po luajmë mirë, edhe pse duhet të fitojmë diçka”, u shpreh Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente