Ozil lojtari me bonusin më të madh në botë?
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, pritet që ta tejkalojë shumë shpejtë për fitime bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo.
Sport njofton se si pjesë e negociatave me agjentin e Ozil, Real Madridi është dashur që të pajtohej me një klauzolë të veçantë në kontratën e mesfushorit gjerman. Real Madridi duhet të paguajë një mega-bonus (shuma e të cilit nuk dihet), nëse Ozil ndonjëherë fiton Topin e Artë.
Mendohet se as Lionel Messi me dy Topa të Artë të fituar nuk ka një klauzolë të tillë në kontratën e tij me Barcelonën.
Category: Futboll
0 Komente