Rosell: Finalja të luhet në Mestalla

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka preferuar të flasë për vendin ku do të zhvillohet finalja e Copa del Rey, duke thënë se Mestalla është lokacioni më i mirë. Ai u shpreh po ashtu edhe për magjinë e Lionel Messit.
“Duke parë kapacitetin e stadiumit dhe distancën mes dy ekipeve, është shumë e mundur që finalja të mbahet në Valencia. Më pëlqen të shkoj hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje. Finalja e Copa del Rey është ende shumë larg dhe unë e ndaj idenë me trajnerin tim që të shkoj ndeshje pas ndeshje, me krenari dhe qetësi”.
“Jam shumë i kënaqur me trajnerin dhe me lojtarët, të cilët kanë bërë punë të përkryer ndaj Atleticos, sepse nuk ishte e lehtë ta mposhtim një ekip aq të rrezikshëm. Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe kjo po shfaqet ndeshje pas ndeshje. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë dhe ekipin më të mirë në botë”, ka thënë Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...