Ancelotti: Nuk do ta bëja atë që bëri Leonardo

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka përjashtuar mundësinë të punojë për Interin në të ardhmen.
Ancelotti thotë se ai kurrë nuk do të bënte atë që bëri Leonardo dhe të transferohet te Interi pas gjithë punës që ka bërë për Milanin.
“Nëse Presidenti Massimo Moratti do të më telefononte në të ardhmen atëherë do të refuzoja ofertën. Unë jam i Milanit. Kam kaluar 13 vite te Milani dhe për mua është e pamundshme të harroj të kaluarën. Nuk do të shkoja te Inter, por i respektoj zgjidhjet e të tjerëve”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...