Casillas: Sezoni mund të quhet i suksesshëm nëse fitojmë ndonjë titull

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka deklaruar se sezoni do të mund të quhet i suksesshëm vetëm nëse Los Blancos do të jenë në gjendje ta fitojnë një titull.
“Për momentin do të thosha se sezoni i Real Madridit merr notën nëntë nga dhjetë, por që të merrni notën dhjetë nga dhjetë, duhet të fitoni një titull”.
“Nuk i besoj Tottenhamit. Ata e eliminuan Milanin kështu që kemi respekt për ta. Sa për Mourinhon, ai merr notën dhjetë. Rezultati flet vet”, u shpreh Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...