Van Persie: Nuk jemi mjaft të mirë

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Robin van Persie pranon se Arsenali nuk ka qenë mjaft i mirë për të fituar një trofe të madh këtë sezon.
Topçinjtë u mposhtën nga Birmingham City në finalen e Kupës Carling, u eliminuan nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, dhe ajo që e bëri më keq, ishte eliminimi nga Manchester United në Kupën FA.
“Ne gjithmonë japim më të mirën dhe sigurisht gjithmonë duam të fitojmë. Në disa raste ne kemi qenë shumë afër, por nuk jemi mjaft të mirë dhe ky është realiteti”.
“Është shqetësuese kur humbni, veçanërisht kur jeni shumë afër, por ne duhet të shohim përpara dhe tash na takon neve ta ndryshojmë. Unë besoj në ekipin, Arsenalin dhe veten, dhe jam pozitiv dhe ne do të fitojmë”, ka thënë Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...