Bale rikthehet kundër Milanit?
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, shpreson se Gareth Bale do të mund të luajë në ndeshjen ndaj Milanit që zhvillohet javën e ardhshme.
Më 9 mars Tottenham pret Milanin në White Hart Lane në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve, në të cilën ndeshje Rossonerët do të udhëtojnë me disavantazh 1-0.
Duke folur për këtë takim, trajneri i Tettenhamit, Harry Redknapp ka thënë se ai shpreson se Bale do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje vendimtare për kualifikimin në çerekfinale.
“Ndeshja e të dielës kundër Wolves, sigurisht vjen shumë shpejt për të. Por nuk dua ta përjashtoj mundësinë që Bale të luajë javën e ardhshme kundër Milanit”, ka thënë Redknapp për The Sun.
Category: Futboll
0 Komente