Mourinho kurrë nuk do të drejtojë Barcelonën
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai do të rikthehej në Itali vetëm për të drejtuar Interin dhe asnjë ekip tjetër, ashtu siç nuk do të drejtonte asnjë klub tjetër në Spanjë përveç Real Madridit.
Mourinho së fundi ka dhënë shenja se ai do të mund të largohej nga Real Madrid dhe të rikthehet ose në Itali ose në Angli.
“Nëse do të largohesha nga Reali do të doja të drejtoj një klub të madh në Angli ose Itali. Por nuk do të drejtoja një klub rival të ndonjë ekip me të cilin kam qenë i lumtur”.
“Për shembull, kurrë nuk do të shkoja te Barcelona duke marrë parasysh se vij nga Reali, ose te Juventusi pas asaj që kam kaluar te Inter”, ka thënë Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente