Bogdani: Bjellorusia, një rival i vështirë

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Erjon Bogdani thotë se sfida e nesërme përballë Bjellorusisë do të jetë e vështirë, por megjithatë shpreson për fitore.
“Bjellorusia ka një ekip të mirë dhe për ne do të jetë e vështirë për të arritur një rezultat pozitiv. Personalisht, jam optimist se ne do të arrijmë të fitojmë kundër tyre, por duhet të jemi të gjithë si grup në dispozicion të trajnerit”.
“Nuk duhet të harrojmë që përkrah nesh do të jenë edhe të gjithë shqiptarët. Është detyrim për ne fitorja dhe ne do të bëjmë të pamundur ta marrim atë”, ka thënë Bogdani për mediat shqiptare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...