Casillas: Na duhen tifozët ndaj Lyonit

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka kërkuar përkrahjen e plotë të tifozëve në sfidën ndaj Lyonit që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Ne do të kemi nevojë për ndihmën e tifozëve ndaj Lyonit. Ne duam që njerëzit të vijnë në stadium dhe të na përkrahin. Ne duhet që së bashku të shfaqim paraqitje të mirë”.
“Ka ardhur koha që të kualifikohemi në çerekfinale. Lyoni është kundërshtar i vështirë, por ne do të përqëndrohemi në këtë ndeshje, ndërsa presim që Bernabeu të na japë mbështetjen tipike të një mbrëmje evropiane”, theksoi Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...