Roma rrëmbën fitoren

dardanmiftari | Sunday, March 13, 2011 | 0 Komente

Roma ka shënuar fitore të madhe në derbin romak ndaj Lazios me rezultat 2-0, në sfidën e zhvilluar në Olimpico të kryeqytetit italian.
Pjesa e parë ishte pa gola, me të dy skuadrat që shfaqën lojë relativisht monotone.
Në pjesën e dytë, Giallorosët ndezën motorët. Pas rasteve të huqura, impenjimi shpaguhet në minutën e 70-të, kur Francesco Totti shënoi pas asistimit të Davide Pizarros.
Dhe në fund, si zakonisht tensione. Stefan Radu largohet nga loja direkt me karton të kuq, ndrësa dy minuta më vonë Christian Ledesma shkaktoi një penalti të cilën e shndërroi në gol Francesco Totti (90’).
Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 49 pikëve, me dy pikë më pak se sa Lazio në pozitën e pestë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...